Komandanti iranian deklaron se Irani ka trefishuar prodhimin e raketave - Bota Sot
Komandanti iranian deklaron se Irani ka trefishuar prodhimin e raketave

Azia

E mërkurë, 19 shtator 2018

Komandanti iranian deklaron se Irani ka trefishuar prodhimin e raketave

Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:18
Fotografi ilustruese nga arkivi

Irani ka trefishuar prodhimin e raketave, ka thënë udhëheqësi i sektorit të hapësirës ajrore në Gardën Revolucionare, Amir Ali Hajizadeh, sipas shërbimit të lajmeve Fars, transmeton Reuters.

Komandanti nuk ka dhënë detaje se në çfarë periudhe kohore është rritur prodhimi.

“Në të kaluarën neve na është dashur që të japim sqarime në institucione të ndryshme për veprimet tona, mirëpo tani nuk është ashtu”, ka thënë Hajizadeh.

“Prodhimi ynë është trefishuar nëse e krahasojme me të kaluarën”, ka thënë ai duke iu referuar raketave.

Qeveria, parlamenti dhe zyrtarë të tjerë iranianë kanë theksuar nevojën e raketave tokë-tokë”, ka shtuar ai.

Fars nuk ka dhënë detaje tjera.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian ka vizituar të hënën Iranin, duke rikonfirmuar mbështetjen evropiane për marrëveshjen bërthamore, e cila ka hapur ekonominë e Iranit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të largohet nga marrëveshja nëse tri vendet nënshkruese nga Evropa nuk ndihmojnë “në rregullimin” e së njëjtës, e cila do ta detyronte Iranin të kufizonte fuqinë e tij në Lindjen e Mesme dhe të frenonte programin raketor.

Zyrtarët e lartë iranianë i kanë thënë Le Drian të hënën, se programi i raketave balistike të Iranit nuk negociohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test