800 civilë të vrarë në Gutan Lindore

Azia

800 civilë të vrarë në Gutan Lindore

Më: 6 mars 2018 Në ora: 22:15

Të paktën 800 civilë, përfshirë 177 fëmijë, janë vrarë nga bombardimet në pjesën rebele të Gutas Lindore, që prej fillimit të një ofensive të regjimit më 18 shkurt, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Nëntëmbëdhjetë civilë, duke përfshirë 4 fëmijë u vranë të martën sipas OSDH-së, ndërkohë që bombardimet në enklavën e pushtuar rebele nuk janë ndaluar për asnjë minutë gjatë mesditës, përfshirë pesë orët e armëpushimit ditor të dekretuar nga Moska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat