Afganistan: 10 mijë civilë të vrarë ose plagosur në vitin 2017

Azia

Afganistan: 10 mijë civilë të vrarë ose plagosur në vitin 2017

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 00:56
Ilustrim

Misioni i asistencës së Kombeve të Bashkuara në Kabul, njoftoi sot se vitin e kaluar në Afganistan janë vrarë apo plagosur mbi 10 mijë civilë.

Rreth 2300 e incidenteve janë rezultat i shpërthimeve të kryera nga militantët, përfshirë sulmet vetëvrasëse. Në tërësi në vitin 2017, janë vranë 3438 persona dhe plagosur 7015 të tjerë.

Ndërsa shifra e përgjithshme përfaqëson një rënie prej 9 për qind në numrin e viktimave krahasuar me 2016-n, ajo shënon numrin më të madh të të vrarëve ose të plagosurve nga shpërthimet e militantëve krahasuar me çdo vit tjetër.

Shifrat u bënë të ditura pasi kryengritësit talebanë publikuan dje një letër drejtuar popullit amerikan. Ata ofronin dialog për t’i dhënë fund asaj që talebanët e cilësojnë "pushtim amerikan” dhe për pranimin e një qeverie talebane.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se thjesht deklarata e talebanëve nuk tregon gatishmëri për t'u angazhuar në bisedimet e paqes. Sulmet terroriste të kohëve të fundit në Kabul flasin më shumë se fjalët e shkruara në letër. Këto sulme, tha ai, tregojnë se talebanët nuk janë të gatshëm për të negociuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat