Stoltenberg: NATO me mision trajnimi në Irak

Azia

Stoltenberg: NATO me mision trajnimi në Irak

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 18:30
Jens Stoltenberg

Ne kemi vendosur të planifikojmë një mision trajnimi të NATO-s në Irak, deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ky vendim vjen me kërkesë të qeverisë irakiane dhe koalicionit global”, tha Stoltenberg duke shtuar se ”aktualisht, NATO  është duke trajnuar forcat irakiane dhe ky mision do t’i ndihmojë forcat irakiane të bëhen edhe më të kualifikuara”.

Sipas planit, do të mundësohet krijimi i akademive dhe shkollave të specializuara ushtarake. “Ne jemi duke planifikuar të rritim praninë e NATO-s në Irak dhe jo një mision luftarak”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat