Frontet e reja në Siri, konfrontime rajonale dhe botërore - Bota Sot
Frontet e reja në Siri, konfrontime rajonale dhe botërore

Azia

E enjte, 24 maj 2018

Frontet e reja në Siri, konfrontime rajonale dhe botërore

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 20:38
Siri

Derisa presidenti sirian, Bashar Assad dhe aleatët e tij, po vazhdojnë drejt fitores përfundimtare në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik, fronte të reja janë hapur, duke kërcënuar një konfrontim edhe më të gjerë mes fuqive rajonale dhe botërore.

“Ndërsa zonat e mëdha të vendit janë stabilizuar, duke dhënë përshtypjen e një lufte që po përfundon, dhuna ka shpërthyer në zona të tjera, duke vrarë dhe plagosur qindra njerëz në një spirale të re dhe të paparashikueshme të gjakderdhjes. Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Turqia kanë thelluar përfshirjen e tyre, duke kërkuar të mbrojnë interesat e tyre në rendin e ri të Sirisë”, thuhet në një analizë të Qendrës Soufan.

Sipas analizës kaosi i kohëve të fundit ka qenë i jashtëzakonshëm: brenda një jave rebelët e lidhur me al-Kaidën rrëzuan një avion rus, luftëtarët kurdë hodhën poshtë një helikopter turk, Izraeli sulmoi një avion iranian dhe ushtria siriane qëlloi një F-16 izraelit.    

Ndërkohë, një fushatë ajrore e përbashkët ruso-siriane, vrau qindra civilë në enklavat e mbajtura nga rebelët e Ghouta Lindore dhe në provincën veriore të Idlibit, mes akuzave se qeveria siriane po përdor agjentë toksikë ndaj kundërshtarëve të saj.

E gjithë kjo ndodhi, ndërsa operacioni ajror dhe tokësor i Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në veri-perëndim të Sirisë po vazhdon, pa asnjë fund në horizont.

"Skenari i luftës më të keqe civile në dekada me radhë, është duke u manifestuar më keq gjatë javës dhe madje edhe më e komplikuar nga veprimet e forcave të jashtme, duke krijuar një stuhi të kaosit dhe vuajtjeve në Siri", thuhet në analizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test