Irani kërkon investime indiane pavarësisht presionit amerikan

Azia

Irani kërkon investime indiane pavarësisht presionit amerikan

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:28
Presidenti iranian, Hassan Rohani, foto nga arkivi

Presidenti iranian, Hassan Rohani synon të kërkojë miliarda dollarë nga investitorët indianë gjatë një vizite në Nju Delhi.

Kjo vizitë do të realizohet në mesin e presionit amerikan për të shqyrtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe ri-vënies së sanksioneve ndaj Iranit.

India është duke tentuar të zhvillojë portin Chabahar në bregun lindor të Iranit si një mënyrë për të fitur qasje në tregun e Azisë Qendrore, duke arritur deri në Afganistan.

Mirëpo hapa të tillë janë ngadalësuar pas shqetësimeve të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump se të njëjtat mund të prishin marrëveshjen bërthamore.

Rohani do të arrijë të enjten në qytetin jugor Hyderabad ndërsa do të ketë takimin me kryeministrin indian Narendra Modi në ditën e shtunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat