Vriten 38 xhihadistë, 526 të arrestuar

Azia

Vriten 38 xhihadistë, 526 të arrestuar

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

38 janë vrarë në Sinai të Egjiptit dhe 526 janë arrestuar, pas katër ditë të një ofensive të gjerë anti-terroriste, sipas një deklarate të ushtrisë të publikuar sot.

Ushtria nisi të premten një fushatë të gjerë për të “spastruar” Sinain, Deltën e Nilit dhe Shkretëtirën Perëndimore në kufi me Libinë.

Që prej shkarkimit nga ushtria të presidentit islamik, Mohamed Morsi në 2013, forcat e sigurisë po përballen me grupime ekstremiste, përfshirë organizatën e Shtetit Islamik (ISIS), të cilët kanë shkaktuar qindra të vdekur në mesin e ushtarëve, policëve dhe civilëve.

Një sulm ajror dhe shkëmbimet e zjarrit në Al-Arich, kryeqendra e Sinait Verior përfunduan me eliminimin e një celule terroriste mjaft të rrezikshme të përbërë nga dhjetë tekfiristë (ekstremistë), njoftoi sot zëdhënësi i forcave të armatosura, Tamer el-Refai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat