Presidenti i Haitit e dënon Oxfam-in pas skandalit seksual

Azia

Presidenti i Haitit e dënon Oxfam-in pas skandalit seksual

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 11:25
Haiti pas tërmetit shkatërrues në vitin 2010

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, e dënoi fuqishëm organizatën bamirëse britanike Oxfam, pas zbulimeve se stafi i saj ka angazhuar prostituta gjatë shpërndarjes së ndihmave në vitin 2011.

Në një postim në Twitter, Moise tha se këto veprime janë “shkelje shumë serioze e dinjitetit njerëzor”.

Oxfam, një nga organizatat më të mëdha të ndihmës në Britaninë e Madhe, ka qenë subjekt i një artikulli në gazetën Times, javën e kaluar.

Gazeta britanike e ka akuzuar atë për fshehjen e gjetjeve të një hetimi më 2011, sipas të cilave, punonjësit e ndihmës kanë paguar prostituta lokale për seks.

Oxfam ka qenë duke ofruar ndihma në Haiti, pas një tërmeti shkatërrues që ka goditur këtë vend në vitin 2010, duke lënë mbi 200,000 njerëz të vrarë.

Oxfam ka konfirmuar se ka pasur sjellje të keqe të stafit dhe se disa punonjës janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqje pas hetimeve të brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat