OKB paralajmëron kundër “ndërkombëtarizimit” të konfliktit në Siri

Azia

OKB paralajmëron kundër “ndërkombëtarizimit” të konfliktit në Siri

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:52
Ghouta Lindore, Siri

Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Filippo Grandi, paralajmëroi të hënën kundër “ndërkombëtarizimit” të konfliktit në Siri, pas përshkallëzimit të tensioneve midis Damaskut dhe Izraelit.

“Ndërkombëtarizimi i luftës në Siri është gjëja që duhet shmangur, sepse na largon nga zgjidhja”, tha Grandi gjatë vizitës në kampin e refugjatëve Zatari, në veri të Jordanisë.

Tensionet janë rritur të shtunën, kur Izraeli ka thënë se ka rrëzuar një dron të Iranit, i cili ka fluturuar nga Siria në territorin izraelit.

Izraeli më pas ka nisur sulme brenda Sirisë kundër “caqeve iraniane”.

Grandi tha se “përshkallëzimi i luftës, dimensionet e reja janë jashtëzakonisht shqetësuese”.

Grandi vizitoi edhe kampin e refugjatëve Azraq në Jordani.

Jordania aktualisht strehon 657,000 refugjatë të regjistruar sirianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat