Dalin disa pamje nga momenti i rrëzimit të aeroplanit rus me 71 persona në bord - Bota Sot
Dalin disa pamje nga momenti i rrëzimit të aeroplanit rus me 71 persona në bord

Azia

E diel, 18 shkurt 2018

Dalin disa pamje nga momenti i rrëzimit të aeroplanit rus me 71 persona në bord

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 06:58
Ilustrim

Kamerat e një objekti afër vendit ku u rrëzua aeroplani rus kanë kapur momentet kur ai përplaset në tokë dhe duken flakët. Në videon e publikuar nga mediat në Rusi dhe Serbi nuk ka pamje të qartë, mirëpo në të duket një shpërthim i madh i cili solli edhe 71 viktimat.

Sipas teknikëve të aeroportit, aeroplani që u rrëzua ishte kontrolluar dje në Penza dhe sipas tyre të tilla kontrolle bëhen çdo dy ditë. Ata nuk e kanë të qartë se cilat kanë mundur të jenë shkaqet e rrëzimit pasi sipas raporteve aeroplani ishte në rregull.

Ministria ruse e situatave emergjente njoftoi se kishte dërguar ekuipazhin në vendin e rënies së avionit. Burimi i shërbimit të urgjencës thotë se kushtet e këqija të motit, gabimet e pilotëve ose dështimet teknike mund të jenë shkaku i aksidentit. Ky burim shtoi se, megjithatë, kushtet e motit nuk ishin aq të këqija.

Ndryshe, aeroplani me 65 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit fluturoi në qytetin Orsk dhe u rrëzua në kufi me Kazakistanin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test