Trupat e Asadit pendohen rëndë që sulmuan amerikanët - Bota Sot
Trupat e Asadit pendohen rëndë që sulmuan amerikanët

Azia

E enjte, 22 shkurt 2018

Trupat e Asadit pendohen rëndë që sulmuan amerikanët

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:25
Ilustrim

Një zyrtar amerikan tha se më shumë se 100 luftëtarë të forcave pro qeveritare siriane u vranë në një kundërpërgjigje të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe forcave lokale të mbështetura nga koalicioni, ndaj një sulmi duket të bashkërenduar në natën e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes.

“Forcat pro qeveritare siriane përfshinin rreth 500 ushtarë të mbështetur nga artileria, tanket, raketahedhës dhe mortaja”, tha zyrtari amerikan, që foli me kushtin që të mos identifikohet.

Askush nga forcat amerikane nuk ka pësuar gjatë incidentit, tha ai.

Disa trupa amerikane ndodheshin me Forcat Demokratike Siriane, shtabi i të cilave në krahinën Deir el-Zour, ishte cak i sulmit. Një pjesëtar i Forcave Demokratike Siriane është plagosur gjatë incidentit, tha zyrtari amerikan.

“Dyshojmë që forcat pro qeveritare u përpoqën të marrin zonën që Forcat Demokratike Siriane e kishin çliruar nga grupi Shteti Islamik në shtator të vitit 2017”, tha ai. Ata duket se “synuan të marrin fushat e naftës në Khusham, që ishin burim i madh të ardhurash për ISIS-n nga viti 2014 deri në vitin 2017”.

Media shtetërore siriane tha se sulmet e koalicionit goditën luftëtarët fisnorë që luftojnë kundër ISIS-it dhe Forcave Demokratike Siriane. Raportet në medien shtetërore i cilësuan sulmet e koalicionit si ‘agresion’ që la pas vetes një duzinë njerëzish të vrarë.

Në një komunikatë të koalicionit nënvizohet misioni i tij për të luftuar ISIS-in ndërsa theksohet “e drejta e tij e panegociueshme për të vepruar në vetëmbrojtje”.

Forcat amerikane filluan sulmet ajrore në Siri në shtator të vitit 2014, pasi që militantët morën nën kontroll zona të mëdha në lindje të vendit sikurse edhe në veri dhe perëndim të Irakut.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test