100 trupa proqeveritare të vrara nga sulmet amerikane në Siri

Azia

100 trupa proqeveritare të vrara nga sulmet amerikane në Siri

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 11:06
Ilustrim

Sulmet amerikane kanë qëlluar kundër forcave aleate me qeverinë siriane, njoftoi dje në mbrëmje koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri , ku mendohet se mund të jenë vrarë më shumë se 100 luftëtarë.

”Sulmet nisën pasi forcat qeveritare prosiriane filluan një sulm të paprovokuar kundër një prej selive të Forcave Demokrate Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA-ja”, njoftoi koalicioni gjatë një deklarate.

“Partnerët e koalicionit kanë qëndruar me SDF-në gjatë sulmit të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, tetë kilometra larg zonës së rrezikut në lindje të lumit të Eufratit”, sipas deklaratës së koalicionit.

“Në mbrojtje të koalicionit dhe forcave partnere, ne kemi kryer sulme kundër forcave sulmuese për të zmbrapsur aktin e agresionit kundër partnerëve të angazhuar në misionin e Koalicionit Global kundër ISIS-it”, njoftoi koalicioni.

Televizioni CNN raportoi se sulmi mbi SDF-në kishte qenë një përpjekje për të marrë kontrollin e territorit duke përfshirë fushat naftëmbajtëse, të cilat ishin rimarrë nga ISIS-i në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat