Irani kërcënon marinën amerikane në Oman

Azia

Irani kërcënon marinën amerikane në Oman

Nga: A.S Më: 24 janar 2018 Në ora: 09:17
Irani urdhëroi që anijet e SHBA-ve të largohen nga ujërat nga ky armata po kryente stërvitje ushtarake

SHBA-të dhe Irani janë shumë afër një konflikti pasi një flotë iraniane urdhëroi anijet amerikane të linin ujërat pranë stërvitjeve të tyre, shkruan “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Ushtria lokale ka pohuar se ka kërcënuar dhe ka ndjekur dy anije amerikane gjatë një serie të stërvitjeve të luftës në Detin e Omanit.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë konfirmuar se janë në kontakt me forcat iraniane, por ende e kanë kryer misionin e tyre.

Por ushtria iraniane ka pohuar se anijet ishin paralajmëruar se duhej të largoheshin nga zona e stërvitjes.

"Këtë mëngjes dhe në orën e parë të stërvitjeve, dy anije luftarake të koalicionit që kishin kontaktuar zonën e stërvitjeve për të monitoruar njësitë e Marinës iraniane u identifikuan nga avionët e marinës”, ka thënë një zyrtar ushtarak iranian.

"Pas identifikimit, ne i paralajmëruam ata të largohen nga rajoni dhe anijet luftarake u larguan nga zona e stërvitjes".

Ndryshe, kohëve të fundit janë përkeqësuar shumë marrëdhëniet me Iranit dhe SHBA-ve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat