Ushtria turke hyn brenda Sirisë për të luftuar kurdët

Azia

Ushtria turke hyn brenda Sirisë për të luftuar kurdët

Nga: B.S Më: 21 janar 2018 Në ora: 11:01
Tanke dhe pajisje të tjera ushtarake duke kaluar kufirin në Siri

Forcat ushtarake turke kanë kaluar kufirin e Sirisë dhe kanë hyrë në provincën Afrin të vendit sot vetëm 24 orë pas goditjes së rajonit me sulme ajrore, shkruan "Daily star", p\rcjell "Bota sot".

Kryeministri turk Binali Yildirim njoftoi se ata janë duke synuar luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA-të.

Pamjet tronditëse tregojnë dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara që kalojnë kufirin në një shfaqje të tmerrshme të fuqisë ushtarake.

Por milicia siriane-kurde e YPG ka mohuar se po zhvillohet një pushtim i plotë, duke pretenduar se forcat u përleshën në Afrin, por ushtarët turq u dëmtuan.

Zyrtari i YPG, Nouri Mahmoudi, tha se "të gjitha sulmet tokësore të ushtrisë turke kundër Afrin janë zmbrapsur deri tani dhe ata janë detyruar të tërhiqen".

Nga ana tjetër, Turqia pretendon se përmes kësaj ofensive ajo ka për qëllim krijimin e një "zone të sigurt" prej 30 km në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat