Izraeli: Akuzat e Teheranit - qesharake

Azia

Izraeli: Akuzat e Teheranit - qesharake

Më: 1 janar 2018 Në ora: 20:53
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, mbështeti sot protestat antiqeveritare në Iran, ndërsa akuzën e Teheranit se Izraeli qëndron pas organizimit të protestave e quajti “qesharake”.

“Unë dua që populli iranian të ketë sukses në përpjekjet e tij për liri”, tha Netanyahu në një video të postuar në Facebook.

Ndryshe, Teherani zyrtar ka akuzuar SHBA dhe Izraelin se qëndrojnë prapa protestave antiqeveritare në Teheran, duke paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj nxitësve të trazirave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat