52 persona të arrestuar gjatë manifestimeve në Iran

Azia

52 persona të arrestuar gjatë manifestimeve në Iran

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 18:00
Ilustrim

Rreth 52 persona u arrestuan në Machhad, qyteti i dytë i Iranit, gjatë manifestimeve një ditë më parë kundër papunësisë dhe inflacionit, theksoi sot një zyrtar iranian.

Qindra persona manifestuan sot në këtë qytet verilindor të Iranit me slogane kundër qeverisë së presidentit, Hassan Rohani, i konsideruar si i paaftë për t’iu përgjigjur problemeve ekonomike.

“Kreu i gjykatës revolucionare të Machhadit, Hossein Heidari theksoi se këta persona ishin arrestuar për sloganet e tyre të ashpra”, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, e afërt me konservatorët.

Ai paralajmëroi gjithashtu protestuesit kundër çdo sulmi duke kujtuar të drejtën e popullit për të manifestuar.

“Disa incidente ndodhën në vend nën pretekstin e problemeve ekonomike, por duket se ka gjë tjetër pas këtyre manifestimeve”, konfirmoi zëvendëspresidenti i parë Eshaq Jahangiri, cituar nga televizioni shtetëror Irib duke konfirmuar se përgjegjësit e tyre duhet të identifikohen.

Sipas imazheve të publikuara nga media reformatore Nazar, manifetuesit kanë thirrur “Vdekje Rohanit”, por gjithashtu “Jo Gaza, Jo Liban, jeta ime në Iran”, duke kritikuar gjithashtu angazhimet e Iranit në kauzat rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat