Sulm me makinë bombë në Afganistan

Azia

Sulm me makinë bombë në Afganistan

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 08:35
Ilustrim

22Gjashtë zyrtarë policorë janë vrarë pas një sulmi me makinë bombë në jug të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët.

Të paktën katër të tjerë janë lënduar në sulmin që ka ndodhur sot në provincën Kandahar.

Grupi taliban e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi me makinë bombë ka shpërthyer në hyrje të selisë policore në distriktin Maiëand, kanë thënë zyrtarët.

Ky sulm vjen vetëm disa orë pasi nënpresidenti amerikan, Mike Pence e ka bërë një vizitë të papritur të Afganistan.

Pence ka thënë se ka “avancim të vërtetë”, në Afganistan.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pati prezantuar strategjinë e re per Afganistanin në gusht të këtij viti.

Pence ka thënë së për shkak të atij vendimi, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë trupa amerikane në këtë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat