A po afrohet Lufta e Tretë Botërore?

Azia

A po afrohet Lufta e Tretë Botërore?

Nga: ATSH Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 20:32
ilustrim

Japonia do të organizojë të hënën dhe të martën me forcat amerikane dhe koreano-jugore manovra ushtarake për detektimin e raketave, njoftuan sot zyrtarët japonezë, në kuadër të kërcënimeve balistike koreano-veriore.

Njoftimi i këtyre manovrave të gjashta të këtij lloji që prej vitit 2016 mes tre kombeve ndodh të paktën dy javë pas lëshimit nga Pheniani të një rakete tjetër balistike ndërkontinentale që ka rënë në detin e Japinisë.

“Këto manovra do të zhvillohen në ujërat pranë Japonisë”, theksoi ministri japonez i Mbrojtjes Itsunori Onodera duke vizitur një garnizon në veri të arkipelagut.

Tensionet janë rritur gradualisht këto dy vitet e fundit në rajon për shkak të përshpejtimit të programeve bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut, dënuar nga komunitetit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat