Përshkallëzohet situata në Bregun Perëndimor, 80 të lënduar

Azia

Përshkallëzohet situata në Bregun Perëndimor, 80 të lënduar

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 22:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 80 palestinezë u plagosën në përplasjet me ushtrinë Izraelite sot në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, ndërkohë që grupimi i armatosur Hamas i ka bërë thirrje Palestinezëve për kryengritje, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump që të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Këto përplasje dhe protesta të papritura u rritën sot pasdite pasi liderët palestinezë dhe arabë paralajmëruan për dhunë dhe trazira pas njoftimit të Trumpit.

Sipas Gjysmë Hënës së Kuqe katër palestinezë janë plagosur në Ramallah dhe pesë të tjerë në Betlehem, për shkak të plumbave të gomës.

Përgjatë kufirit mes Gazas dhe Izraelit, gjashtë persona u plagosën në përplasjet me ushtrinë dhe një person është në gjendje kritike, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite njoftoi se “goditjet u kryen pasi një grup palestinezësh lëshuan gurë, goma në flakë dhe po i afroheshin rrethimit të kufirit”.

Qindra protestues janë mbledhur sot në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe në Gaza, një ditë pas njoftimit të Trumpit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat