Sulmet ajrore ruse në Siri, vriten të paktën 53 civilë

Azia

Sulmet ajrore ruse në Siri, vriten të paktën 53 civilë

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 09:47
Foto ilustruese

Sulmet ajrore ruse në fshatin lindor të Al Shafah në Siri i morën jetën të paktën 53 civilëve. Lajmin e bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, sipas të cilit 21 prej viktimave janë fëmijë.

Fshati gjendet në Deir Al Zour, një prej provincave të fundit ku ISIS ende kontrollon territor. Më herët Rusia konfirmoi se 6 bombardues me rreze të gjatë veprimi kishin sulmuar zonën, por sipas saj ishin goditur militantët dhe bastionet e tyre.

Rusia është një aleat kyç i presidentit Bashar Al Assad në luftën e gjatë civile të vendit. Në një zhvillim tjetër gjatë të dielës u raportua për 23 të vrarë në një zonë të kontrolluar nga rebelët në periferi të Damaskut.

Observatorit Sirian njoftoi se disa qyteza në Ghouta-n lindore ishin goditur nga sulmet ajrore dhe zjarri i artilerisë.

Megjithatë raportimet nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Sipas grupit monitorues, të paktën 120 vetë janë vrarë që kur ushtria siriane nisi ofensivën atje gati 2 javë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat