Ministrat arabë takohen në Kairo për të diskutuar tensionet në rajon

Azia

Ministrat arabë takohen në Kairo për të diskutuar tensionet në rajon

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 15:31
Takimi i ministrave arab në Kairo, më 19 nëntor.

Ministrat e Jashtëm arabë do të takohen sot për të diskutuar lëvizjet e Iranit në rajon, në një takim urgjent të kërkuar nga Arabia Saudite, në kohën e tensioneve midis dy rivalëve rajonalë.

Arabia Saudite ka akuzuar Teheranin për lancimin e një rakete balistike në Riad, këtë muaj nga rebelët e Jemenit.

Tensionet janë ngritur midis dy vendeve që nga 4 nëntori kur kryeministri libanez Saad Hariri, aleat i Arabisë Saudite, njoftoi një dorëheqje të papritur duke akuzuar Iranin dhe lëvizjen e aleancës libaneze Hezbollah për destabilizimin e vendit të tij dhe vendeve arabe.

Ministrat arabë, pritet që t'i kërkojnë Iranit të ndaloj mbështetjen për rebelët e Jemenit dhe Hezbollahun, si dhe të respektojë politikën e fqinjësise të mirë, thuhet në një kumtesë.

Riadi dhe aleatët e Gjirit kanë akuzuar vazhdimisht Iranin për nxitje të trazirave në vendet e tyre, akuza të cilat Teherani i ka mohuar.

Arabia Saudite dhe Irani mbështesin anët e kundërta në luftërat në Jemen dhe Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat