Damasku kërkon tërheqjen e forcave turke nga Idlebi

Azia

Damasku kërkon tërheqjen e forcave turke nga Idlebi

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 20:56
Ilustrim

Regjimi sirian kërkoi sot tërheqjen e menjëhershme të forcave turke të vendosura në veriperëndim të Sirisë, ku pritet të krijohet një zënë jokonfliktuale në provincën e Idlebit.

Cituar nga agjencia SANA, një burim në ministrinë siriane të Punëve të Jashtme, e cilësoi si agresion operacionin e ushtrisë turke, që dërgoi të enjten në mbrëmje forcat e saj në veriperëndim të Sirisë.

Ankaraja shprehet se po vepron në kuadër të një marrëveshje të arritur në maj në Kazakistan mes mbikëqyrësve ndërkombëtarë dhe palëve luftuese në Siri.

Turqia që mbështet rebelët dhe Rusia me Iranin që mbështesin regjimin e Bashar al Asadit, kishin shpallur katër zona jokonfliktuale që do të mundësojnë vendosjen e armëpushimit në shumë rajone të Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat