Rusia kundër Iranit dhe Turqisë: Përkrah referendumin e Kurdistanit!

Azia

Rusia kundër Iranit dhe Turqisë: Përkrah referendumin e Kurdistanit!

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 shtator 2017 Në ora: 19:49
Kurdët e Irakut në rrugë duke vallëzuar me flamujt kurdë pranë një posteri të Presidentit të Kurdistanit të Irakut më 13 shtator 2017

Gjigandi rus i naftës “Rosneft” duket se po luan rol të rëndësishëm në pavarësinë e mundshme të Kurdistanit. Me përfitime prej mbi 4 miliard dollarësh në vit nga nxjerja e naftës në rajonin e Irakut verior, ku banojnë shumica e kurdëve, ka bindur Rusinë që të mos flasë kundër referendumit të parashikuar javën e ardhshme -25 shtator, shkruan "Haaretz".

Uashingtoni, vendet europiane, Turqia dhe Irani kanë kundërshtuar lëvizjen kurde, ndërsa ajo mbështetet nga Israeli dhe neutral shfaqet Rusia.

Në vend që Rusia të dënojë votimin në referendumin e Kurdistanit, ajo ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar zhvillimin në Irakun Verior për industrinë e gazit dhe naftës.

Marrëdhëniet e kurdëve me rusët janë fuqizuar pasi pjesa tjetër e Irakut kontrollohet kryesisht nga SHBA./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat