Elefanti vrasës bën kërdi në Indi, planifikohet vrasja e tij

Azia

Elefanti vrasës bën kërdi në Indi, planifikohet vrasja e tij

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 18:37
Elefanti

Elefanti, i cili në Indi gjatë muajve të kaluar ka mbytur 15 persona mund të vritet nëse nuk do të vihet nën kontroll, ka thënë konservatori shtetëror i Indisë L. R. Sing.

Sing tha se gjuetarët janë mbledhur në shtetin federal Jarkand pasi që edhe një person natën e kaluar është shkelur për vdekje.

Elefanti “kryengritës” në mars në shtetin Bihar kishte mbytur katër persona para se të kalojë në Jarkandin fqinj, për të mbytur edhe 11 persona të tjerë.

“Fshatarët jetojnë me frikë. Duhet ndërmarrë diçka”, tha Sing.

Sipas tij, vrasja e elefantit është opsioni i fundit dhe se vendimi përfundimtar do të merret nesër ose pasnesër.

Elefanti besohet të jetë ndarë nga turma e tij dhe ka humbur. Ai tash ka nisur të hyjë nëpër fshatra, duke mbytur njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat