Shpërthim në Somali, gjashtë persona të vdekur

Azia

Shpërthim në Somali, gjashtë persona të vdekur

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 14:28
Pamje të veturave të djegura pas sulmit në Mogadishu, Somali

Një shpërthim me makinë bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ka lënë të vdekur gjashtë persona dhe 20 të tjerë janë lënduar, transmeton Reuters.

Sipas zyrtatëve të policisë, numri i të vdekurve mund të rritet.

Sulmi ka ndodhur në një prej rrugëvë më të frekuentuara në qyetet.

“Deri më tash e dimë se gjashtë civilë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë lënduar. Shumica kanë qenë këmbësorë”, ka thënë Mohamed Hussein, zyrtar nga policia.

“Numri i të vdekurve mund të rritet. Shumica e personave kanë lëndime serioze”, ka thënë ai.

Ende nuk është bërë e ditur se kush është përgjegjës për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat