Pakistan: Parlamenti emëron kryeministrin e ri më 1 gusht

Azia

Pakistan: Parlamenti emëron kryeministrin e ri më 1 gusht

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 12:32
Ish ministri i Naftës në Pakistan, Shahid Khaqan Abbasi, që pritet të zgjedhjet kryeministër

Parlamenti i Pakistanit do të mblidhet më 1 gusht për të zgjedhur kryeministrin e ri, pas dorëheqjes së Nawaz Sharif nga ky post.

Sharif njoftoi për dorëheqjen e tij pak, pasi Gjykata Supreme udhëroi largimin e tij nga zyra, pas akuzave për korrupsion të lidhura me shpërndarjen e të ashtuquajturave Letrat e Panamasë më 2016.

Sharif i ka mohur akuzat.

Partia e Sharifit, ka shumicën e ulëseve në parlament dhe më 1 gusht pritet të zgjedh, të nominuarin, Shahid Khaqan Abbasin, si kryeministër të ri të vendit.

Opozita pritet ta caktojë një kandidat që do ta sfidojë Abassin, ish ministër i Naftës.

Sharif e ka caktur Abbasin në këtë pozitë si kryeministër të përkohëshëm, derisa vëllai i tij Shahbaz Sharif, të bëhet gati për zgjedhje.

Shahbaz Sharif, 65 vjeçar ka qenë udhëheqës i Punjabit nga viti 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat