Afganistan: Nga sulmi i talibanëve – dhjetëra policë të vrarë

Azia

Afganistan: Nga sulmi i talibanëve – dhjetëra policë të vrarë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 15:00
Pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane gjatë një operacioni

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit thotë se 26 ushtarë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur, nga sulmi i talibanëve kundër një baze ushtarake në provincën jugore të Kandaharit.

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes, Dawlat Waziri, tha se janë vrarë ose plagosaur edhe 80 talibanë, gjatë këtij sulmi në bazën ushtarake në rajonin Khakrez, sot herët në mëngjes.

Burime qeveritare, që kanë folur në kushte anonimiteti, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistamin, se së paku 30 vetë janë vrarë gjatë luftimeve të ashpra.

Nëpërmjet një kumtese, talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se i kanë vrarë 74 ushtarë dhe i kanë zënë 6 të tjerë.

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit tha se në vendin e sulmit janë dërguar përforcime.

Ky sulm u bë në periudhën e intensifikimit të dhunës në Afganistan, ku sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë këtij viti janë vrarë më se 1,700 ushtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat