Tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indi

Azia

Tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indi

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 17:27
Përmbytjet në Indi

Në 24 orët e fundit, 8 persona kanë humbur jetën në përmbytjet që janë shkaktuar nga shirat musone në shtetin Guzharat të Indisë.

Për shkak të gjendjes së vështirë të krijuar nga vërshimet, më shumë se 36,000 banorë janë evakuuar me helikopterë dhe anije.

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar përpjekjet për të arritur te banorët në qytetet dhe fshatrat e prekura, raporton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat