Irani dënon sanksionet e reja amerikane

Azia

Irani dënon sanksionet e reja amerikane

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 23:32
Harta e Iranit

Irani dënoi sanksionet e reja amerikane që janë vendosur sot kundër Iranit, për shkak të programit për raketat balistike.

“Ministria iraniane e Punëve të Jashtme dënoi veprimin e pavlefshëm të SHBA-ve, për vendosjen e sanksioneve të paligjshme kundër personave të tjerë të përfshirë në programin balistik iranian”, konfirmoi një komunikatë e cituar nga Irna.

“Si kundërpërgjigje, Irani do të sanksionojë individë të tjerë dhe entitete amerikane, që veprojnë kundër popullit iranian dhe popujve të tjerë myslimanë të rajonit”, vijon komunikata.

SHBA-të njoftuan sot për sanksione të reja kundër Iranit, për ta dënuar atë për raketat balistike dhe aktivitetet e rrezikshme në Lindjen e Mesme, por tonë se i qëndrojnë marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor të Teheranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat