Sulm me armë zjarri në Jerusalem

Azia

Sulm me armë zjarri në Jerusalem

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 08:59
Pamje të xhamisë Al Aqsa, Jerusalem

Është raportuar se tre persona janë lënduar pasi persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri afër një vendi të shenjtë të hebrenjëve në Jerusalem.

Autoritetet kanë thënë se policia i ka vrarë tre personat e armatosur.

Dy personat që janë lënduar janë në gjendje të rëndë.

Sulmi ka ndodhur afër zonës që njihet si “Porta e Luanit” në Jerusalem.

Pas incidentit, të gjitha hyrjet për në pjesën e Qytetit të Vjetër janë mbyllur, dhe janë anluar lutjet e së premtes në xhaminë, Al-Aqsa.

Nga shtatori i vitit 2015, sulmesit palestinezë kanë vrarë 43 izraelitë.

Gjatë periudhës së njëjtë, forcat e sigurisë së Izraelit kanë vrarë më shumë se 250 palestinezë, shumica e të cilëve është thënë të kenë qenë sulmues ose do të bëheshin të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat