Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur nga ISIS-i në Irak

Azia

Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur nga ISIS-i në Irak

Më: 7 maj 2017 Në ora: 19:49
Ilustrim

Të paktën dy vetë u vranë dhe gjashtë u plagosën kur disa sulmues vetëvrasës të Shtetit Islamik sulmuan një bazë në Irakun verior, vend ky në të cilin janë vendosur këshilltarët ushtarakë të SHBA-ve, thanë burimet e sigurisë të dielën.

Dy nga militantët u vranë,   pas shpërthimit në xhaketën e tyre në hyrje të bazës K1 gjatë natës dhe tre të tjerë u vranë nga forcat kurde  që kontrollojnë zonën e Kirkukut.

"Ata ishin veshur me uniforma kurde dhe kishin rruar mjekrat e tyre që të dukeshin si ne", tha një oficer për Reuters.

 Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishte vrarë dhe plagosur dhjetëra "kryqëzatë dhe apostatë", duke iu referuar peshmeragës dhe këshilltarëve ushtarakë perëndimorë.

Forcat irakiane të mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po luftojnë për të çrrënjosur Shtetin Islamik nga Mosuli, 140 km në veriperëndim të Kirkukut, por pjesa më e madhe e territorit mbetet  nën kontrollin militant, përfshirë Haëiën, e cila është afër bazës së synuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat