Siri: Vala e tretë e evakuimit të Homsit nga kryengritësit

Azia

Siri: Vala e tretë e evakuimit të Homsit nga kryengritësit

Më: 1 prill 2017 Në ora: 20:19
ilustrim

Dhjetra luftëtarë të opozitës dhe familjet e tyre janë evakuuar nga qyteti Homs në Siri, zona e fundit që ishte nën kontrollin e kryengritësve, siç njofton media private, përfshirë kanalin televiziv sirian, al-Ikhbariyha.

Mbi 300 vetë u dërguan në veri të vendit me 22 autobuza në valën e tretë të evakuimeve nga distrikti në dy javë.

Ndryshe nga dy evakuimet e mëparshme në të cilat luftëtarët dhe familjet e tyre u drejtuan në një qytet në kufi me Turqinë, të evakuuarit e sotëm u nisën për në provincën veriperëndimore të Idlibit që është nën kontrollin e kryengritësve.

Evakuimi është pjesë e një marrëveshjeje për t’ia dhënë kontrollin e distriktit al-Waer qeverisë./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat