Delegacionet siriane të paqes fyejnë njëri-tajerin

Azia

Delegacionet siriane të paqes fyejnë njëri-tajerin

Më: 31 mars 2017 Në ora: 23:46
Të dy palët nuk janë takuar drejtpërdrejt, por kanë negociuar nëpërmjet ndërmjetësuesit Staffan de Mistura, kurse fyerjet i kanë thënë gjatë prononcimeve për media

Negociatorët e qeverisë siriane dhe të opozitës, kanë shkëmbyer sot fyerje, duke i thënë njëri-tjetrit se ata janë "terroristë" dhe të "sillen si fëmijë", pas negociatave të mbajtura në Gjenevë.

Të dy palët nuk janë takuar drejtpërdrejt, por kanë negociuar nëpërmjet ndërmjetësuesit Staffan de Mistura, kurse fyerjet i kanë thënë gjatë prononcimeve për media.

Negociatori opozita, Nasr al-Hariri tha se regjimi terrorist i presidentit Bashar al-Assad refuzon të negociojë për një tranzicion politik dhe se krimineli lufte Assad, duhet të japë dorëheqje në emër të paqes.

"Ai thjesht ka vazhduar me retorikën e tij boshe në lidhje me luftën kundër terrorizmit", tha Hariri para gazetarëve, duke përsëritur se "nuk mund të ketë paqe pa drejtësi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat