Policia në shtetin jugor të Indisë, Karnataka, i ka arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e një vajze 10-vjeçare për “sakrificë njerëzore”.
Policia indiane ka thënë për BBC Hindi se fëmija u vra në bazë të instruksioneve të një magjistari, në mënyrë që të shërohej një person i paralizuar.
Vëllai dhe motra e magjistarit janë arrestuar nën akuzat për rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës.
Magjistari i dyshuar i ka thënë policisë se ajo ishte mënyra e vetme për ta zhbërë “magjinë e zezë” që i kishte prekur morat dhe vëllezërit e tyre.
Edhe një 17-vjeçar është arrestuar se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës.
“Ka më shumë njerëz që e kanë përkrahur këtë krim. Jemi duke e hetuar këtë rast nga të gjitha pozitat. Nuk përjashtohen arrestime të tjera,” ka thënë B Ramesh, oficer i lartë i policisë.