OSDH: Të paktën 24 civilë të vrarë nga bombardimet në Al-Bab

Azia

OSDH: Të paktën 24 civilë të vrarë nga bombardimet në Al-Bab

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:27
Siri

Rreth 24 civilë u vranë nga sulmet dhe bombardimet në qytetin Al-Bab, një bastion i grupit të Shtetit Islamik në veri të Sirisë, njoftoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

OSDH ka akuzuar për këto bombardime forcat turke, që kanë rrethuar pjesërisht qytetin.

”Ndërsa ushtria turke ka konfirmuar vrasjen e 15 terroristëve të Shtetit Islamik duke kryer sulme ajrore dhe bombardime”, sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolu Agency”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat