OKB: 1.8 milionë banorë të Halepit nuk kanë qasje në ujë të pijshëm

Azia

OKB: 1.8 milionë banorë të Halepit nuk kanë qasje në ujë të pijshëm

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 09:31
Halep, Siri

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Stephane Dujarric deklaroi të hënën se OKB shpreh brengën e saj për shkak se 1.8 milionë persona në Halep të Sirisë nuk kanë qasje te uji i pijshëm.

Në konferencën e sotme për mediat, Dujarric tha se burimi kryesor në Halep gjendet nën kontroll të DEASH-it për të shtuar se që nga 14 janari, banorët e tij nuk kanë ujë.

 Ai tha më tej se OKB-ja ka dërguar ndihmë në formë të pompave dhe pajisjeve të tjera në mënyrë që banorët e Halepit të mund të nxjerrin ujë nga puset.

 Dujarric theksoi se OKB-ja dhe disa organizata joqeveritare mbrëmë në Talbiseh në afërsi të Homsit kanë dorëzuar një ndihmë humanitare të përbërë nga medikamente për 84 mijë persona, ndërkohë që apeloi të krijohen kushte për dorëzimin e ndihmave në vendet të cilat gjenden nën rrethim.

 Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Dujarric tha se nga 4.72 milionë banorët që aktualisht jetojnë në Siri, 643.780 persona jetojnë në vende të cilat gjenden nën rrethim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat