70 persona të vrarë në Jemen

Azia

70 persona të vrarë në Jemen

Më: 22 janar 2017 Në ora: 19:18
Ilustrim

Si pasojë e përleshjeve të paktën 66 persona në 24 orë janë vrarë në Jemen, thanë mjekët dhe forcat e sigurisë të dielën, pasi forcat pro-qeveritare nisën një aksion për largimin e rebelëve në zonat përreth bregdetit.

Sulmet ajrore të udhëhequra nga koalicioni Arabisë Saudite afër  zonës strategjike të Bab al-Mandab Trait kanë vrarë të paktën 52 luftëtarë, në mesin e tyre edhe rebelë shiit Huthi, si dhe trupa besnike të ish presidentit Ali Abdullah Saleh, thanë burimet. 

14 anëtarë të forcave pro-qeveritare u vranë poashtu, raporton AFP-ja.

Forcat besnike të presidentit Abedrabbo Mansour Hadi, kanë  nisur një ofensivë të gjerë më 7 janar për të rimarrë rrethin Dhubab, një rrugë kryesore detare që lidh Detin e Kuq dhe Oqeanin Indian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat