'Këshillim dhe ndihmë!' 300 marinsa amerikanë 'zbarkojnë' në Afganistan

Azia

'Këshillim dhe ndihmë!' 300 marinsa amerikanë 'zbarkojnë' në Afganistan

Më: 7 janar 2017 Në ora: 14:20
Marinista amerikane

SHBA do të dërgojë 300 marinsa në provincën jugore të Afganistanit, Helmand, si pjesë e misionit të NATO-s  për këshillim dhe ndihmë, njoftoi dje në mbrëmje vonë Korpusi i Marinës Amerikane.

”Task Forca Jugperëndimore, e kryesuar nga gjeneralbrigade, Roger Turner do të trajnojë dhe këshillojë udhëheqësit kryesorë, përkatësisht  215 trupa të ushtrisë kombëtare afgane dhe 505 të tjerë të policisë kombëtare,” thuhet në deklaratët e korpusit.

Helmand është një nga provincat më të vështira në jug të Afganistanit, ku pothuajse të gjitha rajonet e saj ose janë sulmuar rëndë ose kontrollohen plotësisht nga militantët talebanë.

Trupat do të ndihmojnë forcat afgane të sigurisë pas një kryengritjeje të talebanëve, të cilët kanë marrë shumicën e krahinës pas përfundimit të misionit luftarak të NATO-s dhe tërheqjes së shumicës së forcave amerikane nga provinca, në vitin 2014. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat