Theren më thikë 11 fëmijë në çerdhe

Azia

Theren më thikë 11 fëmijë në çerdhe

Më: 4 janar 2017 Në ora: 12:58
Ilustrim

(E plotësuar)- Një person i armatosur me thikë ka hyrë në një çerdhe, ku ka therur me thikë 11 fëmijë

Fillimisht u raportua se sulmuesi u kap nga policia para se të kryente ndonjë sulm, mirëpo tani mediat në Kinë thonë se ai ka therur gjithsej 11 fëmijë.

Megjithatë, fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën, ata u dërguan menjëherë pas sulmit në spital.

Sulmuesi u identifikua të jetë 41-vjeçar. Ngjarja ndodhi në provincën Guangxi.

Një person i armatosur sulmon fëmijët në çerdhe

Një grup i fëmijëve kinezë janë sulmuar me thikë pasi një person kishte hyrë në çerdhen e tyre dhe i kishte kërcënuar me vrasje, shkruan Indepenent.

41-vjeçari u arrestua nga policia menjëherë, mirëpo qëllimi i tij për këtë masakër të mundshme është i paqartë.

Mediat kineze thonë se asnjë nga fëmijët nuk u lëndua pasi policia kishte arritur ta kapë sulmuesin para se të lëndonte dikë.

Ngjarja ndodhi në provincën Guangxi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat