Lideri i Koresë së Veriut ka disa "dhurata" për vendin e tij

Azia

Lideri i Koresë së Veriut ka disa "dhurata" për vendin e tij

Më: 1 janar 2017 Në ora: 10:46
Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un

Udhëheqësi I Koresë së Veriut Kim Jong-un e ka festuar Vitin e Ri në një mënyrë të veçnatë duke njoftuar se së shpejti vendi do të ketë një varg të gjatë raketash balistike interkontinetale.

Vendi komunist lëshoi të paktën 20 raketa gjatë vitit 2016 dhe mesa duket Kim Jong-un nuk po humbet kohë, duke lënë të kuptohet se është I gatshëm për t’i treguar botës “muskujt”  e tij bërthamorë në 2017.

Në fjalimin televiziv për Vitin e Ri, lideri I Koresë së Veriut njoftoi se ushtria e tij është në fazën finale të zhvillimit të raketave ICBM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat