Sërish sulmohet ambasada ruse në Damask

Azia

Sërish sulmohet ambasada ruse në Damask

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 20:10
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar sot se ambasadës ruse në Damask, ishte sërish cak i sulmeve me raketahedhës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se predha u hodh nga pjesa e qytetit që kontrollohet nga rebelët e opozitës, raportoi AP.

Raketa ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk ka pasur të plagosur.

Ky është sulmi i dytë me raketahedhës në ambasadën ruse në Damask brenda dy ditësh.

Ndërsa ditë më parë, ambasadori rus në Turqi është vrarë në një atentat i kryer nga një polic i mbrojtjes së afërt në Policinë turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat