7-vjeçarja siriane që u bë e famshme nga postimet e saj në Twitter tani është e sigurt

Azia

7-vjeçarja siriane që u bë e famshme nga postimet e saj në Twitter tani është e sigurt

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 16:40
Shtatëvjeçarja Bana Alabed

Vajza siriane në “Twitter” tregonte vazhdimisht se çfarë po ndodh në Aleppo, për shokët dhe shoqet që i vriteshin nga bombardimet

Një vajzë e vogël nga Aleppo, e cila u bë e njohur mbarë botën me postimet e saj në rrjetin social “Twitter” nga shtëpia e saj para se ajo t’i shkatërrohej, tanimë është larguar e sigurt nga qyteti sirian e Aleppo.

Shtatëvjeçarja Bana Alabed ka postuar në “Twitter” me ndihmën e nënës së saj që tregonte se gjendeshin në një zonë të mbyllur në lindje të Aleppos.

Megjithëse e ëma e vajzës kishte treguar se rrezikoheshin nga forcat proqeveritare siriane për shkak të përmbajtës së postimeve të tyre, sot është bërë i ditur evakuimi i shtatë vjeçares dhe shumë fëmijëve të tjerë sirianë.

Vajza siriane në “Twitter” tregonte vazhdimisht se çfarë po ndodh në Aleppo, për shokët dhe shoqet që i vriteshin nga bombardimet.

Ajo kërkonte ndihmë për ndërhyrje nga fuqitë ndërkombëtare dhe t’i shpëtonin banorët e Aleppos, të cilët në çdo çast prisnin vdekjen dhe u kërkonte liderit të Sirisë, Bashar al-Assad dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin t’i ndalnin bombardimet në Aleppo. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat