Afganistan: Mbi 20 të vrarë në dy aksidente komunikacioni

Azia

Afganistan: Mbi 20 të vrarë në dy aksidente komunikacioni

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 14:48
Ilustrim

Raportimet nga Afganistani thonë se së paku 18 persona janë vrarë pasi një autobus e ka goditur një kamion në një autoudhë të Afganistanit perëndimor.

Zyrtarët thonë se autobusi ka qenë rrugës nga qyteti Herat për në kryeqytet, Kabul, kur ka ndodhur aksidenti. Zona e sakt e aksidentit është qarku Gulistan, në krahinën Farah.

Mohammad Naser Mehri, zëdhënës i guvernatorit të krahinës në fjalë, ka thënë se dhjetëra prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Në krahinën jugperëndimore, Nirmroz, katër persona të tjerë janë vrarë dhe mbi 30 të tjerë janë lënduar kur një autobus është rrokullisur.

Mohammad Arab, zëdhënësi i guvernatorit krahinor ka thënë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 17 dhjetorit, në kryeqytetin krahinor, Chakhansoorl.

Qindra persona vdesin çdo vit në Afganistan nga aksidentët që ndodhin në autoudhët e këtij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat