Sulm gjatë evakuimit të civilëve nga Alepo, 14 të vrarë

Azia

Sulm gjatë evakuimit të civilëve nga Alepo, 14 të vrarë

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 16:23
ilustrim

Lirohet grupi i civilëve të cilët ishin marrë peng nga terroristët mbështetës të regjimit sirian të presidentit Bashar al-Asad, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për civilët të cilët ishin pjesë e autokolonës për evakuim nga Halepi lindor i cili është i nën rrethim.

Si pasojë e të shtënave të cilat ndodhën gjatë pengmarrjes të civilëve nga Halepi, kanë humbur jetën 14 persona.

Bëhet fjalë për civilë të cilët ishin pjesë e autokolonës për bartjen e të plagosurve nga Halepi lindor në zonën e sigurt, në Idlib. Autokolona më civilët është kthyer në zonën e okupuar.

Rikujtojmë se grupe të huaja terroristësh mbështetës ndaj regjimit të Bashar al-Asadit, ndaluan autokolonën për evakuim, që u nis nga Halepi lindor duke marr peng qindra njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat