Rebelët në Alepo të Sirisë, në prag të humbjes së qytetit

Azia

Rebelët në Alepo të Sirisë, në prag të humbjes së qytetit

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 17:43
Aleppo. Siri

Forcat e Qeverisë siriane kanë kanë bërë përparime të reja në Alepo, duke u lënë rebelëve vetëm një territor të vogël në qytet, thanë aktivistët dhe televizioni shtetëror.

Trupat dhe milicitë aleate kanë marrë të hënën kontrollin e plotë të qarqeve Sheik Saed dhe Salihen.

“Beteja është në fundin e saj”, tha gjenerali i ushtrisë siriane, Zaid al-Saleh.

Rebelët, në më pak se një muaj, kanë humbur mbi 90 përqind të territorit që kanë pasur në lindje të Alepos.

Dhjetëra-mijëra njerëz mendohet se vazhdojnë të jetojnë të rrethuar atje, me mungesa të mëdha të ushqimit dhe ujit.

Rusia, e cila mbështet Qeverinë siriane, tha se mbi 100,000 civilë janë zhvendosur nga luftimet.

Alepo dikur ishte qyteti më i madh i Sirisë dhe qendër e saj tregtare dhe industriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat