Regjimi sirian rrethon Aleppon, humb në Palmira

Azia

Regjimi sirian rrethon Aleppon, humb në Palmira

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 23:49
Aleppo, Siri

Ushtria siriane të shtunën ka forcuar më tej unazën rreth rebelëve në Aleppo, por pësoi disfatë në qytetin e lashtë Palmira, ku kontrollin e pothuajse gjithë qytetit edhe një herë e mori Shteti Islamik.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, luftëtarët e Shtetit Islamik kanë hyrë sërish në qytetin e lashtë sirian Palmira, ku ata ishin të detyruar të largohen nga aty tetë muaj më parë.

"Pas progresit të shpejtë, tani kontrolloi i shumicës së Palmiras, është nën xhihadistët e Shtetit Islamik, përveç pjesës jugore", tha Rami Abdel Rahman, drejtor i Observatorit, raporton AFP.

Aktivisti i Rrjetit Koordinues për Palmira, Osama al-Khatib ka thënë se ushtarët e Qeverisë ikën nga Palmira. "Ushtria iku si një institucion i shpërbërë", tha ai, raporton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat