Twitter-i i vajzës shtatë vjeçare nga Aleppo që tërhoqi vëmendjen e botës janë ndaluar pas një ofensive të ushtrisë siriane, shkruan BBC.
Siç shkruan kjo agjenci, Bana Alabed me ndihmën e nënës së saj e cila është profesoreshë e anglishtes gjithçka çka ka ndodhur në Aleppo e ka publikuar në Twitter.
Megjithatë llogaria e saj është fshirë të dielën kur trupat e ushtrisë siriane kanë hyrë në qytet ndërsa në Twitti-in e fundit që e ka shkruar nëna e saj Fatema thuhet: Jemi të sigurt se tash ushtria do të na zë rob. Shihemi në një ditë tjerë botë e dashur. Përshëndetje-Fatema”.
Sipas BBC llogaria e Bana Alabed në Twitter ka pasur më shumë se 100 mijë ndjekës. nëna e vajzës në një intervistë për BBC në tetor ka thënë qëllimi i saj është që “bota ta dëgjojë zërin e saj”.
Ajo ka shkruar cdo ditë për jetën në luftë. Në nëntor ajo ka shkruar se është qëlluar shtëpia e tij dhe se ka “parë vdekjen me sy” ndërsa në një tjetër ka shkruar se i është vrarë shoqja.
Ndërsa në një video xhirim në të cilin shihet me të vëllanë thotë: “Vizatim me vëllain para se të arrijnë aeroplanët”.