Ushtria rikthen 1/3 e territorit nga rebelët në Alepo

Azia

Ushtria rikthen 1/3 e territorit nga rebelët në Alepo

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 18:11
Aleppo, Siri

Forcat qeveritare të Sirisë kanë marrë nën kontroll një të tretën e territorit të kontrolluar nga rebelët, në lindje të Alepos.

Grupet monitoruese thanë se avancimi, pas bombardimeve të ashpra nga ajri, është goditje e madhe për kundërshtarët e armatosur të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

“Kjo është humbja më e madhe për opozitën në Alepo qysh në vitin 2012”, tha kreu i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, Rami Abdulrahman.

Televizioni shtetëror tha se trupat po çmontojnë mina dhe eksplozivë dhe po vazhdojnë avancimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat