Forcat siriane marrin nën kontroll një qark kyç të Alepos

Azia

Forcat siriane marrin nën kontroll një qark kyç të Alepos

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 22:20
Pamje nga Aleppo

Forcat qeveritare siriane kanë marrë nën kontroll qarkun më të madh të mbajtur nga relebët në lindje të Alepos, raporton media shtetërore siriane.

Marrja e qarkut Masaken Hanano, në verilindje të Alepos, i jep ushtrisë siriane kontroll të linjave të frontit përgjatë pjesëve të qytetit që kontrollohen nga relebët, kanë thënë aktivistët.

Qeveria siriane rifilloi ofensivën për rimarrjen e lindjes së Alepos më 15 nëntor. Rreth 275 mijë njerëz në këtë zonë janë nën rrethim.

Në sulmin për të marrë qarkun Masaken Hanano, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejta të Njeriut janë vrarë 212 civilë.

Në mesin e viktimave janë 27 fëmijë, ka thënë ky grup monitorues. Raportet sygjerojnë se në lindje të Alepos ka mungesë të trajtimit mjekësor dhe të ushqimit.

Ky grup monitorues ka thënë se gjatë sulmit për të marrë këtë qark të rëndësishë3m janë sulmuar edhe pjesë të tjera të Alepos. Aktivistët i kanë përshkruar sulmet e fundit ajrore të kryera nga Rusia dhe Siria si më intensivet, duke lënë pas vetëm shkatërrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat