7 vjeçarja nga Aleppo po tronditë botën me raportimet e saj në “Twitter”

Azia

7 vjeçarja nga Aleppo po tronditë botën me raportimet e saj në “Twitter”

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 17:31
Bana Alabed

Bana Alabed, është një 7-vjeçare, e cila jeton në Aleppo dhe është bërë mjaft e njohur falë postimeve të saj në Twitter, ku tregon jetën në qytetin e kthyer në rrënoja.

Me ndihmën e nënës së saj, ajo ka arritur të krijojë një llogari në rrjetin social, ku raporton vazhdimisht bombardimet nga avionët qeveritarë dhe frikën që ndien për veten dhe familjen.

“Mirëdita nga #Aleppo, po lexoj për të harruar luftën,” thuhet në një nga postimet e saj, ndërsa Alabed shfaqet me një libër në duar dhe një kukull mbi tryezë. Ndërsa, në fotografinë e postuar një ditë më pas, shkruan: “Mirëmëngjes nga #Aleppo. Jemi ende gjallë.”- shoqëruar me fotografinë e një ndërtese të shkatërruar nga bombardimet.

Asaj i është dashur të përballet me pamjet e shokëve dhe fqinjëve të vrarë nga sulmet e avionëve të ushtrisë qeveritare siriane, ndërsa thotë se e vetmja gjë që kërkon, është që lufta të ndalojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat